Qindra të arrestuar nga protestat e zjarrta në Francë - NACIONALE

Qindra të arrestuar nga protestat e zjarrta në Francë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përderisa qeveria franceze është duke u përballur me reagime të ashpra kundër zbatimit të reformave që do të rrisin moshën e pensionit me dy vjet, në protestat e mbajtura në të gjithë vendin është raportuar për të paktën 310 persona të arrestuar.

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin ka thënë se shumica e arrestimeve të bëra të enjten mbrëma – 258 – ishin në Paris.

Kujtojmë se qeveria franceze ka nisur planet e diskutueshme për rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç, një lëvizje kjo që ka ndezur protesta disajavore në të gjithë vendin.

Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë Olivier Veran dhe ministri i buxhetit Gabriel Attal kanë përsëritur pretendimin e presidentit Emmanuel Macron se qeveria nuk kishte dashur të përdorte fuqinë e saj kushtetuese për të zbatuar ligjin.

"Nëse nuk i bëjmë reformat sot, janë masa shumë më brutale që do të duhet të bëjmë në të ardhmen,"- është shprehur Attal.

Sipas CNN, mëngjesin e së premtes, protestuesit kanë bllokuar sërish unazën e Parisit për pak kohë, duke shkaktuar vonesa në udhëtimet e mëngjesit.

Lajme të ngjashme