Putini “kërkon falje për komentet e Lavrov se Hitleri kishte gjak hebre”
Presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar falje pasi ministri i tij i Jashtëm tha se lideri nazist Adolf Hitler kishte "gjak hebre", thotë Izraeli.
Zyra e kryeministrit izraelit Naftali Bennett, tha se gjatë një telefonate të Putin me Bennet, ai kërkuar falje për komentet e Lavrov. Megjithatë, një kërkim falje nuk u përmend nga Rusia.
Sergei Lavrov bëri komentet në përpjekje për të justifikuar portretizimin e Ukrainës nga Rusia si "naziste", pavarësisht faktit se presidenti i saj është hebre.
Lavrov foli për TV italian të dielën, disa ditë pasi Izraeli shënoi Ditën e Përkujtimit të Holokaustit - një nga rastet më solemne në kalendarin izraelit.
I pyetur se si Rusia mund të pretendojë se po lufton për të "de-nazifikuar" Ukrainën kur presidenti Volodymyr Zelensky është vetë hebre, Lavrov tha: "Unë mund të gaboj, por Hitleri gjithashtu kishte gjak hebre. [Që Zelensky është hebre] do të thotë absolutisht Asgjë. Njerëzit e mençur hebrenj thonë se antisemitët më të zjarrtë janë zakonisht hebrenj."
Komentet shkaktuan zemërim në Izrael, pasi Gjermania naziste vrau gjashtë milionë hebrenj në Holokaustin në Luftën e Dytë Botërore.
Ndërsa, në deklaratën e së enjtes, zyra e Bennett tha se ai kishte pranuar faljen e Putinit dhe "e falënderoi për sqarimin e qëndrimit të tij ndaj popullit hebre dhe kujtimit të Holokaustit".
Rusia tha se të dy diskutuan kanë diskutuar për Holokaustin, por nuk tha se Putini ka kërkuar falje.
Izraeli është përpjekur të ndërmjetësojë mes Rusisë dhe Ukrainës, por gjithashtu është përballur me kritika për mosmbajtjen e një qëndrimi më të ashpër ndaj Presidentit Putin.
Mediat izraelite raportuan këtë javë se Izraeli po shqyrtonte rritjen e ndihmës së tij ushtarake dhe civile për Ukrainën.