Putini do ta vizitojë Korenë e Veriut të martën dhe të mërkurën - NACIONALE

Putini do ta vizitojë Korenë e Veriut të martën dhe të mërkurën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti rus, Vladimir Putin, do ta vizitojë Korenë e Veriut më 18 dhe 19 qershor, tha Kremlini, në një udhëtim të rrallë që e nënvizon rritjen e shpejtë të bashkëpunimit të Moskës me shtetin e izoluar.

Udhëheqësi i Koresë Veriore, Kim Jon Un, i kishte bërë ftesë Putinit gjatë një vizite në Lindjen e Largët të Rusisë shtatorin e kaluar. Putini për herë të fundit e kishte vizituar Penjanin në korrik të vitit 2000, raporton agjencia “Reuters”.

“Me ftesë të Shefit të Punëve Shtetërore të Republikës Popullore Demokratike të Koresë, Kim Jong un, Vladimir Putin do të zhvillojë një vizitë shtetërore miqësore në Republikën Popullore Demokratike të Koresë më 18 dhe 19 qershor” – tha Kremlini.

Më pas, presidenti rus do ta vizitojë Vietnamin më 19 dhe 20 qershor, njoftoi Kremlini. Të dyja këto vizita ishin pritur, por datat nuk ishin publikuar.

Shtetet e Bashkuara thonë se Koreja Veriore i ka ofruar armë Rusisë për ta ndihmuar në luftën e saj kundër Ukrainës, edhe pse Penjani vazhdimisht e ka mohuar këtë.

Vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara kanë konkluduar se të paktën një raketë balistike e hedhur nga Rusia drejt një qyteti ukrainas në janar ishte e prodhuar në Kore të Veriut. Zyrtarët rusë thonë se ata kanë llogaritur rreth 50 raketa të till të dhuruara nga Koreja Veriore për Rusinë.

“Lista e shteteve që janë të gatshme për ta mirëpritur Putinin është më e shkurtër se kurrë më parë, por për Kim Jon Unin, kjo vizitë është fitore” – tha Leif-Eric Easley, profesor në Universitetin Ewha në Seul.

Lajme të ngjashme