Putin bën xhiro me veturë nëpër Mariupol (simboli i rezistencës ukrainase) pak ditë pasi Haga lëshoi urdhërarrest ndaj tij - NACIONALE

Putin bën xhiro me veturë nëpër Mariupol (simboli i rezistencës ukrainase) pak ditë pasi Haga lëshoi urdhërarrest ndaj tij

1 javë më parë

nga NACIONALE

Qyteti ukrainas i Mariupolit që ka qenë nën pushtimin rus që nga maji 2022 sapo është vizituar nga Vladimir Putin, të cilit i është lëshuar një urdhër arrest nga Gjykata Penale Ndërkombëtare vetëm disa ditë më parë raporton CNN.

Putin arriti në qytet përmes helikopterit dhe më pas vizitoi qytetin me makinë, sipas një raporti të bërë nga kremlini. Ky raport thotë se Putin vizitoi dhe foli me banorët e një lagjeje të qytetit të quajtur Nesky. Raporti i Kremlinit pretendonte se Putini ishte ftuar në shtëpinë e një banori të Mariupolit.

Putin vizitoi vijën bregdetare të qytetit dhe madje shkoi në një nga klubet e jahteve dhe në një teatër.

Raporti që u publikua nga Kremlini nuk e bëri të qartë se kur u zhvillua kjo vizitë e Putinit.

Lajmi për këtë vizitë vjen pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë lëshoi një urdhër të premten për arrestimin e Putinit dhe zyrtares ruse Maria-Lvova Belova.

Në Mariupol ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri rus Marat Khusnullin, i cili foli në detaje për punën restauruese dhe ndërtimore në këtë qytet.

Duke marrë parasysh faktin se Mariupol ka qenë simbol i rezistencës ukrainase që nga fillimi i luftës, kjo vizitë e Putinit në këtë qytet shihet si një provokim masiv për popullin ukrainas.

Kjo vizitë e Putinit në këtë qytet të shkatërruar nga lufta mund të shihet si një provokim për perëndimin dhe për Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Por mbi të gjitha është një provokim ndaj popullit ukrainas që mbrojti qytetin deri në frymën e fundit.

Në BBC janë publikuar edhe pamje se si Vladimir Putin po bënte xhiro nëpër qytetin e Mariupolit me një veturë.

Lajme të ngjashme