Putin vendos të zgjasë sundimin e tij në Rusi - NACIONALE

Putin vendos të zgjasë sundimin e tij në Rusi

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti Vladimir Putin është gati të forcojë më tej kontrollin e tij mbi Rusinë të cilën e qeverisë që nga fillimi i shekullit. Indikacionet e hershme nga zgjedhjet e orkestruara me përpikëri të Rusisë tregojnë, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, për një fitore dërrmuese për liderin e Kremlinit, një rezultat që pritej gjerësisht.

Pak çaste pas mbylljes së qendrave të votimit të dielën, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ruse (KQZ) njoftoi se Putin kishte mbledhur 87.9% të votave, me 24.4% të votave të numëruara, bëri të ditur CNN.

Ky rezultat siguron vazhdimin e sundimit të Putinit të paktën deri në vitin 2030, kohë në të cilën ai do të jetë 77 vjeç. Duke tejkaluar edhe diktatorin sovjetik Joseph Stalin, Putin bëhet lideri më jetëgjatë i Rusisë, duke siguruar një dekadë të tretë të pandërprerë në pushtet.

Rusia gjithashtu mbajti zgjedhjet presidenciale në katër rajone të Ukrainës që i aneksoi gjatë pushtimit të saj. Ukraina tha se zgjedhjet shkelnin ligjin ndërkombëtar dhe do të quheshin "të pavlefshme".

Në muajt e fundit, kundërshtarët më të vendosur të Putinit kanë hasur fate të zymta. Yevgeny Prigozhin, udhëheqësi i grupit mercenar Wagner, u vra dy muaj pas orkestrimit të një kryengritjeje të dështuar në qershor.

Vdekja e tij ndodhi kur avioni i tij u rrëzua gjatë rrugës nga Moska për në Shën Petersburg. Pavarësisht spekulimeve, Kremlini mohoi çdo përfshirje në vdekjen e Prigozhin.

Zgjedhjet u mbajtën një muaj pas vdekjes së Alexey Navalny, kundërshtari më i frikshëm i Putinit.

Lajme të ngjashme