Putin thotë se kishte “dakordësi” me Trumpin për përfundimin e luftës në Ukrainë - NACIONALE

Putin thotë se kishte “dakordësi” me Trumpin për përfundimin e luftës në Ukrainë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ka pasur “dakordësi” me presidentin amerikan, Donald Trump, për përfundimin e luftës në Ukrainë, gjatë takimit të tyre në Alaskë, muajin e kaluar.

Megjithatë, ai nuk tha nëse do t'i pranonte bisedimet e paqes me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, të ndërmjetësuara nga Trump.

Duke folur gjatë një samiti në Kinë, Putin vazhdoi të mbronte vendimin e tij për të pushtuar Ukrainën dhe fajësoi edhe një herë Perëndimin për luftën.

Pas takimit në Alaskë, muajin e kaluar, i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, tha se Putin ka rënë dakord për garancitë e sigurisë për Ukrainën - si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme për paqe në të ardhmen - megjithëse Moska nuk e ka konfirmuar ende këtë. /REL

Lajme të ngjashme