Putin në listën e të paftuarve në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II
Mbretër dhe mbretëresha, presidentë, kryeministra, të famshëm dhe miq nga e gjithë bota ishin në mesin e 2000 të ftuarve në shërbimin funeral të Mbretëreshës në Westminster Abbey.
Por, BBC sjell emrat edhe të disa vendeve nga ku nuk ishte i ftuar asnjë përfaqësues.
Për arsye se Britania e Madhe nuk ka marrëdhënie të plota diplomatike me to, në funeral nuk ishin të ftuar përfaqësues nga Siria, Venezuela dhe Afganistan.
Përveç tyre, në listën e të ftuarëve nuk kishte asnjë përfaqësues as nga Rusia, Bjellorusia dhe Myanmar.

Kujtojmë se, marrëdhëniet diplomatike midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë janë shembur që nga pushtimi rus i Ukrainës dhe një zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin tha se ai "nuk po e konsideronte" pjesëmarrjen në funeral.
E duke qenë se poshtimi rus i Ukrainës, u nis pjesërisht nga territori i Bjellorusisë, as nga ky vend nuk pati të ftuar. Ndërsa, që nga një grusht shteti ushtarak vitin e kaluar Britania e Madhe ka zvogëluar ndjeshëm praninë e saj diplomatike edhe në Myanmar.
Nga Korea e Veriut dhe Nikaragua ishin të frtuar vetëm ambasadorët, por jo krerët e shteteve.
Në funeral kishte edhe një ftesë për princin e kurorës saudite Mohammed Bin Samlan, që u kritikua gjerësisht nga grupet e të drejtave të njeriut.
Kujtojmë se, princi është akuzuar nga inteligjenca perëndimore se ka urdhëruar vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në vitin 2018. Në funeral poashtu pritej pjesëmarrja e Princit Turki al-Faisal, një tjetër mbretëror i lartë saudit.
