“Provokim i qartë”: Erdogani i dënon sulmet e Izraelit ndaj Iranit - NACIONALE

“Provokim i qartë”: Erdogani i dënon sulmet e Izraelit ndaj Iranit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, i ka dënuar sulmet e Izraelit kundër Iranit, duke i quajtur “provokim i qartë”.

Presidenti turk paralajmëroi se Qeveria e Izraelit, e udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu, po mundohet që ta tërheq rajonin drejt një katastrofe, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Sulmet e Netanyahut dhe rrjeti i tij i masakrave, të cilat po ia vënë flakën tërë rajonit tonë dhe botës, duhet të parandalohen” – shkroi Erdogani në rrjetin X, duke shtuar se vendi i tij është duke i vëzhguar për së afërmi zhvillimet në rajon.

Ndërkohë, Greqia ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Mbrojtjes dhe Politikës së Jashtme, KYSEA, në kohën e shqetësimeve për përshkallëzim më të gjerë rajonal.

“Është një moment nga i cili të gjithë jemi frikësuar” – tha një diplomat.

Takimi i KYSEA-s do të drejtohet nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Lajme të ngjashme