Protesta anti-qeveritare në Izrael: Akuzojnë Netanjahun për ‘dëmtim të raporteve me ShBA-në’ - NACIONALE

Protesta anti-qeveritare në Izrael: Akuzojnë Netanjahun për ‘dëmtim të raporteve me ShBA-në’

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dhjetëra-mijëra izraelitë kanë protestuar kundër kryeministrit Benjamin Netanjahu. Ata kërkojnë që të bëhet më shumë për lirimin e pengjeve nga Hamasi, kërkojnë zgjedhje dhe kritikojnë Netanjahun për ‘dëmtimin e raporteve me aleatin më të madh të Izraelit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës’, shkruan Euronews.

Gati gjashtë muaj pas fillimit të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, ka shumë pikëpamje rreth lidershipit të kryeministrit Benjamin Netanjahu

Dhjetëra mijëra izraelitë jan ë mbledhur në një prej protestave më të mëdha anti-qeveritare, që kur vendi u përfshi në luftë kundër Hamasit në tetor të vitit të kaluar.

Protestuesit e mbledhur në qendër të Jerusalemit i kanë bërë thirrje qeverisë që të arrijë një marrëveshje armëpushimi dhe të një marrëveshje për lirimin e pengjeve që po mbahen në Gaza nga militantët palestinezë.

Protestuesit po ashtu kërkojnë që të mbahen zgjedhjet e reja në vend.

Shoqëria izraelitë, u bashkua pas sulmit të 7 tetorit, kur Hamasi vrau rrëth 1,200 njerëz përgjatë kufirit mes Palestinës dhe Izraelit si dhe morën pengje 250 qytetarë të tjerë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka thënë se ‘do ta shkatërrojë Hamasin dhe do t’i rikthejë të gjitha pengjet në shtëpi”, por ende kjo nuk është arritur.

Megjithëse lufta shkatërrimtare, i ka shkaktuar shumë humbje Hamasanit, grupi mbetet ende ‘në këmbët e veta’.

Gati gjysma e pengjeve në Gaza, janë liruar nga armëpushimi i shkurtër në muajin nëntor. Mirëpo, të gjithë hapat e komunitetit ndërkombëtar për t’i liruar pengjet, deri tani kanë dështuar.

Familjarët e pengjeve, thonë se ‘koha po mbaron’ dhe ata po bëhen më të zëshëm me zhgënjimin e tyre ndaj Netanjahut.

“Ne besojmë se asnjë nga pengjet nuk do të kthehet në shtëpi sepse kjo qeveri është e zënë duke vendosur shkopinjtë në negociatat për lirimin e pengjeve”, thotë Boaz Atzili, kushëri i një prej pengjeve, për Euronews.

Protestuesit izraelitë kanë fajësuar Netanjahun për dështim në 7 tetor dhe akuzojnë atë për ‘dëmtim të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës’.

Protestuesit izraelitë, kanë thënë se ‘do t’i vazhdojnë protestat edhe ditëve të ardhshme’.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, gjatë një adresimi televiziv të dielën, ka thënë se ‘e kupton plotësisht dhimbjen e familjarëve të pengjeve’.

Lajme të ngjashme