Problem me GPS, kasapi ia vret pahiri familjes amerikane dy derrat si kafshë shtëpiake - NACIONALE

Problem me GPS, kasapi ia vret pahiri familjes amerikane dy derrat si kafshë shtëpiake

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një familje në shtetin Uashington të ShBA-së ndihet e shkatërruar emocionalisht, pasi një kasap mobil e ngatërroi shtëpinë e tyre me një adresë tjetër dhe ua mbyti dy derrat që i mbanin si kafshë shtëpiake.

Betty dhe Patty, të dy dy vjeç, u qëlluan me armë në stallën e tyre në Port Orchard, kur familja nuk ishte në shtëpi, raporton televizioni BBC.

Pronari Nathan Gray tha se nuk mund ta përmbajë zemërimin. “Ata ishin kafshët shtëpiake të gruas sime dhe të fëmijëve të mi dhe ata, e dini, ata janë familje” – tha Gray.

Policia i tha BBC-së se çështja i është dërguar zyrës së prokurorit.

Gray dhe bashkëshortja e tij, Natalie, thanë se u kthyen në shtëpi më 1 maj dhe i gjetën derrat e tyre në procesin e kasaphanës. Sistemi i tyre me kamera të sigurisë i kishte njoftuar për hyrjen e një automjeti të panjohur në pronën e tyre.

Gray tha se pas arritjes në shtëpi, nëri nga punëtorët e tij iu afrua dhe i tha: “Këta djem ua qëlluan me armë derrat tuaj.”

Ai tha se u ballafaqua me kasapin, i cili tha se sistemi i GPS-së për orientim “u dreqos”. “Ata më pyetën se çfarë doja të bëja me derrat, nëse doja që puna të vazhdonte. Ata do të varrosen në këtë pronë, si pjesa tjetër e kafshëve tona” – tha pronari i mërzitur.

Lajme të ngjashme