Presidenti Trump merr një goditje, Gjykata Supreme rrëzon tarifat
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vendosur kundër tarifave të presidenti Donald Trump.
Gjykata ka vlerësuar se presidenti amerikan ka tejkaluar autoritetin e tij ligjor në vendosjen e tarifave të gjera për importet globale.
Në këtë mënyrë, gjykata i ka dhënë një goditje të madhe politikës së tij tregtare.
Sipas gjykatës, Trump përdori në mënyrë të pasaktë një ligj të emergjencës federale për të imponuar tarifa të gjera ndaj importeve nga pothuajse e gjithë bota.