Presidenti palestinez pas sulmit të Hamasit: Kemi të drejtë të mbrohemi kundër forcave pushtuese
Mahmoud Abbas, president i Autoritetit Palestinez, është deklaruar rreth sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit, të cilat kanë nisur nga mëngjesi dhe po vazhdojnë edhe më tutje.
Abbas ka theksuar se qytetarët palestinezë kanë të drejtë të mbrojnë veten kundër “forcave okupuese”, siç ai i referohet forcave të shtetit të Izraelit, trasmeton Sky News.
“Popullit tonë duhet t'i sigurohet mbrojtje dhe ne pohojmë të drejtën e popullit palestinez për të mbrojtur veten kundër terrorizmit të kolonëve dhe forcave pushtuese," deklaroi ai.