Presidenti kinez rithekson kundërshtimin e sanksioneve ndaj Rusisë - NACIONALE

Presidenti kinez rithekson kundërshtimin e sanksioneve ndaj Rusisë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti kinez Xi Jinping ka ritheksuar kundërshtimin e Pekinit ndaj sanksioneve që kanë vendosur vendet perëndimore kundër Rusisë.

Duke iu drejtuar një forumi ekonomik rajonal, Xi tha se Kina ishte kundër sanksioneve, dhe se taktikat e presionit ekstrem dhe ndërprerjes së furnizimeve nuk do të funksiononin.

Ai dënoi ato që ai i quajti "mentalitet i luftës së ftohtë", unilateralizëm dhe hegjemonizëm - terma që Kina përdor shpesh për të kritikuar politikat e Shteteve të Bashkuara.

Pekini ka refuzuar të dënojë pushtimin rus të Ukrainës dhe është zotuar të vazhdojë marrëdhëniet normale tregtare me atë që e përshkruan si partnerin e tij gjithëpërfshirës strategjik.

Lajme të ngjashme