Presidenti i Emirateve të Bashkuara i thotë Putinit se e do forcimin e lidhjeve, e quan “Shkelqësi” - NACIONALE

Presidenti i Emirateve të Bashkuara i thotë Putinit se e do forcimin e lidhjeve, e quan “Shkelqësi”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, vendi i të cilit nuk u është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës, i tha të premten homologut rus, Vladimir Putin, se shteti i tij dëshiron që t’i forcojë marrëdhëniet me Rusinë.

“Jam i kënaqur që jam këtu sot me ju, Shkelqësia juaj, dhe ne dëshirojmë që përdorim këtë marrëdhënie për zhvillim të mëtejmë dhe ne e vendosim besimin tonë në ju për ta bërë këtë”- i tha Putinit presidenti i Emirateve të Bashkuara në margjinat e një forumi në Shën Petersburg të Rusisë të premten.

Qendra ekonomike e Lindjes së Mesme ka synuar që ta mbajë atë që e quan pozicion neutral ndaj luftës në Ukrainë, raporton agjencia “Reuters”.

“Emiratet e Bashkuara Arabe vazhdon që t’i mbështesë të gjitha përkrahjet që e kanë qëllim arritjen e një zgjidhjeje politike përmes dialogut dhe diplomacisë – drejt paqes dhe stabilitetit global”- shkroi në rrjetin “Twitter” presidenti i Emirateve pas takimit.

Putini më herët e kishte falënderuar homologun e tij për përpjekjet për lirimin e të burgosurve të luftës në Ukrainë.

Lajme të ngjashme