Presidenti Biden i uron myslimanët për fillimin e Ramazanit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka uruar myslimanët e Shteteve të Bashkuar dhe të mbarë botës për fillimin e Ramazanit.
Në një postim në Facebook, ai shkroi: “Jill-i (bashkëshortja) dhe unë u shprehim dëshirat më të mira komuniteteve myslimane këtu në Shtetet e Bashkuara dhe përreth botës për fillimin e Ramazanit. Nga Shtëpia e Popullit për në shtëpitë tuaja, ne ju dëshirojmë juve dhe të dashurve tuaj një muaj të bekuar dhe të begatë. Ramadan Kareem!”
“Ramadan Kareem” është shprehje e gjuhës arabe që e ka kuptimin “Ramazani fisnik (bujar)” dhe përdoret për të uruar për fillimin e këtij muaji të shenjtë për besimtarët myslimanë.
Ramazani filloi të shtunën, më 2 prill, dhe do të përfundojë më 1 maj.