Premtimi i Rusisë për tërheqje dhe reagimet e Perëndimit – përmbledhje e zhvillimeve - NACIONALE

Premtimi i Rusisë për tërheqje dhe reagimet e Perëndimit – përmbledhje e zhvillimeve

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Udhëheqësit perëndimorë dhe ukrainas kanë reaguar me maturi ndaj pretendimit të Rusisë se ajo do ta pakësojë aktivitetin ushtarak në pjesën veriore të Ukrainës pas përparimit në bisedimet që u zhvilluan në Stamboll.

The Guardian

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, tha se bisedimet kanë qenë pozitive, por ato nuk i kanë larguar shpërthimet e predhave ruse, duke shtuar se Ukraina nuk synon që t’i pakësojë përpjekjet ushtarake. Zelensky gjithashtu tha se ukrainasit nuk janë popull naiv dhe se ai nuk sheh arsye për t’iu besuar fjalëve të “përfaqësuesve të një shteti që vazhdon të luftojë për shkatërrimin tonë”.

Sipas raportit të fundit të inteligjencës në Ukrainë, ushtria ukrainase tha se trupat ruse po vazhdojnë të tërhiqen nga Kievi dhe Çernihivi, por lëvizja është thjesht “rotacion i njësive individuale” dhe qëllimi është që çorientimi i udhëheqësisë ushtarake të Ukrainës.

Kryenegociatori rus në bisedimet e paqes me Ukrainën, Vladimir Medinsky, tha se premtimi i Rusisë për pakësimin e operacioneve ushtarake nuk përfaqëson armëpushim. Në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve, Tass, ai tha se ende është një rrugë e gjatë për ta arritur marrëveshjen reciproke me Ukrainën.

Pas njoftimit të Rusisë për pakësimin e operacioneve, dy zyrtarë të lartë amerikanë thanë se Shtetet e Bashkuara po e shohin Rusinë duke e filluar tërheqjen e disa forcave nga kryeqyteti ukrainas, Kievi, në atë që beson se është ndryshim i rëndësishëm i strategjisë ruse.

Ukraina ka bërë thirrje për një mekanizëm ndërkombëtar të garancive të sigurisë, të ngjashëm me nenin 5 të NATO-s, me të cilin vendet anëtare zotohen që ta mbrojnë njëra-tjetrën.

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, tha se qëllimi kryesor i Moskës në Ukrainë tash është “çlirimi” i rajonit Donbas. Separatistët pro-rusë e kontrollojnë pjesërisht këtë rajon në vitet e fundit.

Një ndërtesë qeveritare në Mykolaiv u godit nga sulmet ruse të martën. Agjencia ukrainase e emergjencave tha se të paktën 12 njerëz u vranë dhe 33 të tjerë u lënduan nga ky sulm.

Lajme të ngjashme