Polonia ‘fatlume’: Veprimi i qeverisë shpëton vendin nga sanksionet e BE-së - NACIONALE

Polonia ‘fatlume’: Veprimi i qeverisë shpëton vendin nga sanksionet e BE-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioni Evropian thotë se do ta ndalojë procedurën e sanksioneve që kishte përgatitur ndaj Polonisë, pasi qeveria e re e Donald Tusk do të rikthejë pavarësinë e gjyqësorit.

Në një deklaratë të bërë sot, qeveritarët evropianë thanë se ‘nuk shohin ndonjë rrezik serioz të sfidës në sundimin e rendit dhe ligjit në Poloni’ dhe kanë planifikuar të heqin sanksionet e parapara në artikullin 7 që në teori, nënkuptonin ta linin Varshavën pa të drejtën e votës në BE.

“E sotmja shënon një kapitull të ri për Poloninë’, tha presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen e cila edhe uroi qeverinë e Tusk për këtë ‘kthesë të rëndësishme’.

Ish kryeministri i Polonisë dh eish presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, fitoi zgjedhjet në tetor dhe mori zyrën qeveritare nën premtimin se ‘të gjitha gjërat do t’i rregullonin bashkë’.

Në shkurt, qeveria e tij publikoi një plan që parashikonte rikthimin e pavarësisë në sistein e drejtësisë dhe t’i jepte fund një rast të madh çështjesh që hapën fronte konfliktueze karshi politikave të BE-së.

Lajme të ngjashme