Polonia e gatshme të pranojë armë nukleare nëse do NATO, thotë Presidenti Duda
Polonia është e gatshme të pranojë armë nukleare nëse NATO vendos të dërgojë armë të tilla në kuadër të strategjisë për mbrojtjes nga Rusia, tha presidenti polak, Andrzej Duda, shkruan The Guardian.
Polonia, vend anëtar i NATO-së dhe mbështetëse e madhe e Ukrainës, ndaj kufirin me enklavën ruse, Kalinindrad dhe me aletarin e madh të Moskës, Bjellorusinë.
Kaliningradi ishte shkëputur nga Moska kur Lituania u bë vend i pavarur gjatë ndarjes së Bashkimit Sovjetik më 1991.
“Nëse aleatët tonë duan të vendosin armë nukleare në vendin tonë, si pjesë e riforcimit të NATO-së, ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë”, tha presidenti Duda, intervistën e të cilit e citon The Guardian.
Duda foli për mediat polake pas një vizite që zhvilloi në Neë York, ku pati takime në Kombete Bashkuara si dhe pati një diskutim rreth Ukrainës edhe me ish presidentin amerikan, Donald Trump.
“Diskutimet për mundësinë e bashkëpunimit rreth armëve bërthamore ndërmjet Polonisë dhe ShBA-së ka kohë që po ndodhin”, tha ai.
“Kam diskutuar për këtë çështja dhjetëra herë dhe më duhet të pranoj se kur jam pyetur për këtë, e kam shprehur gatishmërinë tonë që të pranojmë armë nukleare”, tha Duda.
“Rusia ndërkohë ka rritur militarizimin në Kaliningrad. Tani ka rilokuar armë nukleare edhe në Bjellorusi”, tha ai.
Në vitin 2023, presidenti rus Vladimir Putin, pati deklaruar se Rusia ka ‘zhvendosur disa armë taktike nukleare në Bjellorusi”, aty ku është kufiri me Ukrainën dhe Poloninë.