Polonia arreston një 18-vjeçar, thotë se ishte konvertuar në Islam dhe planifikonte sulm - NACIONALE

Polonia arreston një 18-vjeçar, thotë se ishte konvertuar në Islam dhe planifikonte sulm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një burrë 18-vjeçar polka është arrestuar dhe është akuzuar për komplot me militant islamikë për të sulmuar një ndërtesë qeveritare, tha të premten agjencia polake për siguri të brendshme.

Agjencia për Siguri të Brendshme (ABW) tha se i riu u arrestua në pjesën jugore të vendit muajin e kaluar dhe se ai kishte grumbulluar të dhëna e produkte për të përgatitur një rrip shpërthyes.

Kjo agjenci nuk e publikoi emrin e personit të arrestuar dhe nuk pati ndonjë deklaratë të menjëhershme nga ndonjë avokat që e përfaqëson atë, raporton agjencia “Reuters”.

“Shtetasi i ndaluar i Republikës së Polonisë u akuzua për pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminal për kryerjen e një krimi terrorist”- thuhet në deklaratën e ABW-së.

“Burri u akuzua edhe për planifikim, përdorim të mjeteve shpërthyese, për të kryer një ngjarje që i kërcënon jetën ose shëndetin e shumë njerëzve ose pronës me madhësi të madhe”- thuhet më tej në deklaratë.

Sipas agjencisë polake, i riu u konvertua në Islam në fund të vitit të kaluar dhe ishte munduar që të bëhej si militantët si Osama Bin Ladeni.

Agjencia shtoi se i riu i kishte bërë planet e veta me një grup që thoshte se e përfaqësonte ISIS-in, por nuk dha hollësi të tjera për anëtarët e grupit dhe as nuk u identifikua caku i sulmit të planifikuar.

Në deklaratë njoftohet se i arrestuari do të mbahet në paraburgim për tre muaj.

Lajme të ngjashme