Po merrnin naftë pas aksidentit, gati 100 të vdekur nga shpërthimi i një cisterne në Nigeri
Të paktën 94 njerëz vdiqën, pasi një cisternë e aksidentuar shpërtheu afër banorëve lokalë që ishin grumbulluar për të marrë naftë, i tha policia televizionit CNN.
Shpërthimi ndodhi në mbrëmjen e vonë të së martës sipas kohës lokale në shtetin Jigawa, raportoi televizioni amerikan.
Më saktësisht, shpërthimi ndodhi në fshatin Maliya, ndërsa numri i viktimave pritet të rritet.
“Vozitësi e humbi kontrollin dhe cisterna u rrokullis dhe iu derdh karburanti në një kanal drenazhi” – tha Shiisu Laëan Adam, zëdhënës i policisë lokale.
“Si rezultat, banorët shkuan me nxitim për të marrë naftë, kur ndodhi shpërthimi” – shtoi ai.
Adami tha se të paktën 50 persona janë lënduar seriozisht dhe se numri i të vdekurve ishte i përkohshëm, duke lënë të kuptohej se mund të kishte më shumë viktima.