Plagoset ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan - NACIONALE

Plagoset ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Autokolona e ish-kryeministrit pakistanez, Imran Khan, u sulmua të enjten në pjesën lindore të vendit. Raportohet se politikani Khan është plagosur.

“Sky News” raporton se Khan është qëlluar në këmbë dhe se përkrahësit e tij po e cilësojnë këtë sulm si tentim për vrasje.

Khan ishte duke udhëhequr një protestë në Islamabad për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Raportohet se një person i armatosur hapi zjarr përderisa ish-kryeministri Khan ishte duke mbajtur një fjalim para përkrahësve në Wazirabad.

Politikani u largua nga skena dhe përkrhaësit e tij thanë se ai i mbijetoi një tentimi për vrasje, përcjell Nacionale.

Khan-i u largua nga pushteti në prill. Ai ka mbajtur fjalime të ashpra në tubime që janë mbajtur në pjesë të ndryshme të vendit.

Ai ishte në ditën e gjashtë të një marshi nga qyteti Lahore deri në Islamabad në përpjekje për të siguruar zgjedhje të parakohshme, kur ndodhën të shtënat.

Një numr i madh i njerëzve ishin grumbulluar për ta dëgjuar fjalimin e ish-kryeministrit Khan. Gazetarja Cordelia Lynch tha se porsa e intervistoi politikanin për rrezikun e dhunës. Ai e përshkroi marshin si protestë paqësore, kur papritmas ndodhi një rrëmujë.

Lajme të ngjashme