Pezullohet një oficer policie në ShBA pas qarkullimit të një videoje virale ku shihet duke puthur një grua - NACIONALE

Pezullohet një oficer policie në ShBA pas qarkullimit të një videoje virale ku shihet duke puthur një grua

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Prince George, Maryland të ShBA-së, një oficer policie është pezulluar pas qarkullimit të një videoje virale që dyshohet se e kap atë duke puthur një grua përpara se të dy individët të hynin në pjesën e pasme të një makine patrullimi, shkruan Fox News.

Departamenti i Policisë së Qarkut të Prince George lëshoi një deklaratë në llogarinë në Facebook, duke pranuar praninë e videos në mediat sociale dhe duke nisur menjëherë një hetim për këtë çështje. Oficeri i përfshirë është identifikuar dhe kompetencat e tij policore janë pezulluar në pritje të hetimeve në vazhdim.

Videoja që paraqet oficerin duke momente intime me një grua përpara se të futeshin në pjesën e pasme të automjetit të policis është realizuar të dielën dhe kishte mbledhur miliona shikime deri të mërkurën në mëngjes.

Ata raportohet se kaluan afërsisht 40 minuta në pjesën e pasme të automjetit të policisë përpara se të niseshin me makina të veçanta.

Lajme të ngjashme