Peter Pellegrini i fiton zgjedhjet presidenciale në Sllovaki - NACIONALE

Peter Pellegrini i fiton zgjedhjet presidenciale në Sllovaki

3 javë më parë

nga NACIONALE

Peter Pellegrini, një aleat i ngushtë i kryeministrit populist Robert Fico, e ka mposhtur një kandidat properëndimor për t’u zgjedhur president i ri i Sllovakisë, duke e pasuar Zuzana Captovan.

Pellegrini i fitoi 53 për qind të votave në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të shtunën, duke e mposhtur ish-ministrin e Jashtëm, properëndimorin Ivan Korcok, i cili i fitoi rreth 47 për qind të votave.

“Mund t’ju premtoj se do të jem president i të gjithë qytetarëve sllovakë. Zotohem se do të jem gjithmonë në anën e Sllovakisë”, tha Pellegrini pas triumfit në zgjedhje.

Pellegrini u bë presidenti i gjashtë i Sllovakisë prej se ajo e fitoi pavarësinë pas rënies së Çekosllovakisë më 1993.

Caputova, një mbështetëse e madhe e shtetit fqinj Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit rus, nuk garoi fare për mandatin e dytë për presidente.

Triumfi i Pellegrinit nënkupton se tani kryeministri Fico me aleatë i kanë në dorë Parlamentin, Qeverinë dhe Presidencën e Sllovakisë. /REL

Lajme të ngjashme