Pesë të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani në Kosta-Rikë, një në gjendje kritike
Një aeroplan i vogël, që po udhëtonte drejt kryeqytetit të Kosta-Rikës, San Jose, u rrëzua të hënën në mbrëmje, thanë autoritetet, duke lënë të vdekur pesë prej gjashtë personave që ndodheshin në të.
Zjarrfikësit thanë se e kishin lokalizuar aeroplanin e rrëzuar dhe konfirmuan se shumica e njerëzve që ndodheshin në të kishin vdekur, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Personi i gjashtë, të cilin Kryqi i Kuq e identifikoi si grua 31-vjeçare, ndodhet në gjendje kritike.
Sipas autoritetit të aviacionit civil në shtetin e largët, të gjithë personat që ndodheshin në aeroplan ishin nga Kosta-Rika.
#avioneta estrellada con seis personas a bordo en #picoblanco, Costa Rica. Video de #aviacioncivil pic.twitter.com/mUA95QkrEF
— inforame.com (@infor_ame) November 25, 2024