Pesë të vdekur e pesë të zhdukur nga zjarri në një bujtinë në Rumani
Pesë persona vdiqën nga zjarri që shpërtheu të martën në mëngjes në një bujtinë në rajonin Prahova të Rumanisë. Kjo bujtinë nuk kishte leje për siguri nga zjarri.
Punëtorët e shpëtimit po kërkonin në rrënojat e djegura të ndërtesës për pesë persona të tjerë të zhdukur, raporton Radio “Evropa e Lirë”.
Autoritetet thanë se 18 persona kanë arritur që të ikin nga zjarri dhe dy prej tyre po trajtohen për djegie.
Nuk pati ndonjë shenjë për shkaktarin e shpërthimit të zjarrit, edhe pse autoritetet thanë se dukej se ndërtesa nuk kishte leje për siguri nga zjarri.