Pesë spitale u dëmtuan nga sulmet izraelite, thotë Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit - NACIONALE

Pesë spitale u dëmtuan nga sulmet izraelite, thotë Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pesë spitale në Iran janë dëmtuar si rezultat i sulmeve izraelite, tha në një intervistë drejtori i Shoqërisë së Gjysmëhënës së Kuqe në këtë shtet.

Nuk është e qartë se cilat objekte saktësisht janë prekur nga sulmet dhe kur ka ndodhur dëmi, raporton televizioni CNN.

Xhamat e dritareve u thyen dhe pacientët pësuan probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit nga shpërthimet, tha Pirhossein Kolivand, sipas agjencisë iraniane të lajmeve, IRNA.

Ai tha se spitalet nuk ishin vënë në shënjestër në mënyrë të drejtpërdrejtë, por se kjo organizatë do t’i paraqesë incidentet te prokurorët ndërkombëtarë, pasi sulmet ndaj spitaleve gjatë konfliktit përbëjnë shkelje të së drejtës humanitare ndërkombëtare.

“Ne i dërguam sulmet e regjimit izraelit, të cilat janë kundër parimeve ndërkombëtare, si dokument tek institucionet ndërkombëtare” – tha Kolivandi.

Izraeli gjithashtu ka thënë se një spital i rëndësishëm, Qendra Mjekësore “Soroka”, pësoi dëme nga një sulm iranian të enjten. Irani i ka mohuar akuzat izraelite për sulm të qëllimshëm ndaj spitalit./Nacionale

Lajme të ngjashme