Përpos Kirillovit, nga shpërthimi në Moskë u vra edhe Ilya Polikarpovi - NACIONALE

Përpos Kirillovit, nga shpërthimi në Moskë u vra edhe Ilya Polikarpovi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjenerali Igor Kirillov u vra të martën nga një shpërthim në Moskë. Përgjegjësinë për vrasjen e tij e mori Ukraina. Sidoqoftë, i vrarë mbeti edhe dikush tjetër.

Asistenti i Kirillovit, i identifikuar nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS, si Ilya Polikarpov, gjithashtu u vra nga shpërthimi, raporton televizioni CNN.

Polikarpovi ishte baba i dy fëmijëve të moshave 8 e 9-vjeçare, i tha agjencisë TASS gruaja e tij, Natalya, duke e quajtur “patriot të madh” që “e donte atdheun e vet”.

Polikarpovi punonte bashkë me TASS-in dhe fondacionin Trashëgimia Ruse për t’u angazhuar në “aktivitete humanitare”, përfshirë ndihmën për transferimin e fondeve dhe pajisjeve për “aktivitete të sigurta në kushte lufte” te njësitet ushtarake ruse, raporton më tej agjencia TASS.

Vladimir Khmelev, drejtor i fondacionit Trashëgimia Ruse dhe këshilltar i drejtorit të përgjithshëm të TASS-it, tha se Polikarpovi ishte “shumë i përgjegjshëm dhe i denjë dhe gjithmonë e bënte atë që e thoshte”.

“Ai jetoi për punën dhe familjen e tij. Do të na mungojë shumë” – tha Khmelevi, sipas TAS-it.

Lajme të ngjashme