Përplasen në ajër 2 avionë ushtarakë italianë, vdesin të dy pilotët
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka konfirmuar se të martën janë përplasur në ajër dy avionë të Forcave Ajrore Italiane, ku kanë mbetur të vdekur të dy pilotët.
Sipas një njoftimi për shtyp të Forcave Ajrore, dy pilotët ishin në bord të avionëve stërvitor U-208, dhe po merrnin pjesë në një mision trajnimi.
Deri më tani nuk është bërë i ditur shkaku i përplasjes, ndërsa Meloni, ka shprehur ngushëllimet e saj për familjet e pilotëve dhe për anëtarët e Forcave Ajrore.

Bëhet e ditur se njëri prej avionëve ishte rrëzuar mbi një makinë në një rrugë të banueshme, ndërsa tjetri në një fushë.
“Piloti bëri diçka për të shmangur ndërtesat, i shmangu. Ai bëri një manovër të rëndësishme sepse ai mund të kishte goditur ndërtesat,”- kanë treguar dëshmitarët, sipas mediave italiane.
