Përmbyset një anije në kantierin e Edinburgut, dhjetëra të lënduar - NACIONALE

Përmbyset një anije në kantierin e Edinburgut, dhjetëra të lënduar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tridhjetë e tre persona janë lënduar pa përmbysjes së një anijeje në kantierin detar të Edinburgut.

Shërbimi Skocez i Ambulancës ka njoftur se 21 personat e lënduar ishin dërguar në spital dhe 12 të tjerë ishin trajtuar në vendin e incidentit në Impercial Dock, Leith.

Nga fotot e publikuara duket anija 3000 tonëshe e cila është në pronësi të Marinës Amerikane, e mbështetur në një kënd prej 45 gradë.

Sipas BBC-së, Shërbimi i Ambulancës Skoceze ka bërë të ditur se në vendngjarje janë dërguar pesë ambulanca, një ambulancë ajrore, tre ekipe traumatike, një ekip operacionesh speciale, tre njësi të ndihmës mjekësore dhe një mjet transporti pacientësh.

Ndërkohë, Jacquie Campbell, shefi i shërbimeve akute në NHS Lothian, ka kërkuar nga njerëzit që të mos shkojnë në Infermierinë Mbretërore të Edinburgut nëse nuk kanë ndonjë emergjencë.

Ende nuk është dhënë ndonjë informacion për shkakun e këtij incidenti, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Lajme të ngjashme