Përleshje mes holandezëve e tifozëve izraelitë në Amsterdam, Izraeli dërgon aeroplanë shpëtues
Policia holandeze ka arrestuar 57 persona në qendër të Amsterdamit pas shpërthimit të përleshjeve. Raportohet se në to u përfshinë disa të rinj lokalë dhe përkrahësit e ekipit izraelit në futboll.
Kryeministri i Holandës, Dick Schoof, i dënoi “sulmet antisemite”, ndërsa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se dy “aeroplanë shpëtimi” ishin duke u nisur drejt Amsterdamit pas atyre që ushtria izraelite i përshkroi si “incidente të rënda dhe të dhunshme kundër izraelitëve”, raporton televizioni BBC.
Një zëdhënëse e policisë iu tha mediave holandeze se përleshja kishte shpërthyer rreth Sheshit “Dam”, në zemër të kryeqytetit, por nuk tregoi se kush ishte i përfshirë.
Përkrahësit e klubit izraelit të futbollit, Maccabi Tel Aviv, kishin udhëtuar në Amsterdam për ta shikuar lojën kundër Ajaksit.
Kryeministri holandez tha se ai e kishte ndjekur këtë zhvillim i tmerruar, duke shtuar se kishte biseduar me homologun izraelit dhe duke theksuar se “autorët do të zbulohen dhe do të ndiqen penalisht”.
Arrestime dhe trazira kishte pasur edhe para ndeshjes, ku ishin përfshirë tifozë të Maccabit dhe protestues pro-palestinezë. Kishte raportime se përkrahësit e klubit izraelit kishin hedhur fishekzjarrë dhe kishin shqyer një flamur palestinez.
Sidoqoftë, përleshja u rrit pas lojës. Policia tha se ishte e paqartë se kush kishte marrë pjesë në trazira, duke u thënë mediave lokale se personat e përfshirë kishin veshur rroba me ngjyrë të errët.
Disa video qarkulluan në rrjete sociale. Në njërën prej tyre, një burrë shihet duke u shqelmuar dhe duke u rrahur në tokë.
Në një video tjetër, një automjet shihet duke goditur një person.
Absolutely horrific scenes in #Amsterdam, with pro-Palestinian mobs literally hunting down and beating Jews on the streets, while Dutch authorities nowhere in sight. And this also on eve of Kristallnacht anniversary. No other way to describe this other than a modern-day pogrom! pic.twitter.com/hfYjyXdJsa
— Arsen Ostrovsky 🎗️ (@Ostrov_A) November 8, 2024