Përleshje masive në Parlamentin e Turqisë: Grushte mes pushtetit dhe opozitës
Në Parlamentin e Turqisë ka pasur një sherr masiv ndërmjet deputetëve të pushtetit dhe opozitës.
Shkak është bërë kërkesa e opozitës turke që një deputet nga radhët e tyre të pranohet në Parlament. Ai është i burgosur me akuzën e pjesëmarrjes së protestave antiqeveritare në Turqi.
Pamjet video shfaqin deputetë të partisë në pushtet AKP që nxituan për të goditur me grusht Ahmet Sik në foltore dhe dhjetëra të tjerë të cilët u përfshinë në zënka.
Nëpër korridoret e Parlamentit turk pati edhe gjakderdhje.