Përderisa Perëndimi është i shqetësuar për fitoren e mundshme të Le Pen, Putini pret me padurim - NACIONALE

Përderisa Perëndimi është i shqetësuar për fitoren e mundshme të Le Pen, Putini pret me padurim

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në përpjekjen e saj të tretë për të ardhur në pushtet në Francë, nacionalistja e ekstremit të djathtë Marin Le Pen nuk ka qenë kurrë më afër Pallatit Elysee, që është një rezultat që do të tronditte Perëndimin dhe do ta bënte të lumtur Moskën, shkruan agjencia e lajmeve NBC.

Le Pen si një nacionaliste e ashpër dhe euroskeptike, synon të ndryshojë në mënyrë drastike pozicionin e Francës në familjen evropiane të kombeve, për këtë, debatet televizive ndërmjet Emanuel Macron dhe Le Pen, nuk u ndoqën vetëm nga miliona francezë, ato u ndoqën edhe 450 milionë qytetarë të Bashkimit Evropian, si dhe Uashingtoni dhe Kievi, për të cilat këto zgjedhje mund të kenë pasoja sizmike.

Nëse Le Pen do të vendosej në Pallatin Elysee, rezidenca zyrtare e krerëve të shtetit francez që nga viti 1848, do të kishte qenë një gjë e paimagjinueshme deri vonë, që do të shkaktonte trazira në të gjithë Perëndimin dhe do të ishte një ndihmë e madhe për presidentin rus, Vladimir Putin në fushatën për të ndryshuar ekuilibrin e pushtetit në Evropë, mirëpo do të ishte ndihmë edhe në luftën e tij në Ukrainë - shkruan NBC.

Macron, i cili po kërkon mandatin e tij të dytë, është një ish-bankier i qendrës që hyri në skenë me një parti të re politike pesë vjet më parë. Ai erdhi në pushtet me ambicie të mëdha, duke larguar pushtetin tradicional të qendrës së djathtë dhe të qendrës së majtë, ndërsa u përpoq ta bënte Parisin lider evropian në Aleancën Perëndimore. Mirëpo mandati i tij u vështirësua nga kritikat e brendshme, pandemia, dhe tani, lufta në Ukrainë.

Ai mund të jetë lider i sondazheve, por stili i tij teknokratik dhe i tërhequr nuk është aspak universal. Një grua franceze i kishte thënë presidentit gjatë fushatës se për të, zgjedhjet e së dielës ishin një zgjedhje midis "murtajës dhe kolerës".

Sondazhet e opinionit që kur kanë treguar se Macron kryeson me rreth 10 pikë, me 55 përqind. Mirëpo diferenca mes tyre është shumë më e vogël se kur ata konkurruan për herë të fundit për presidencë në 2017.

Le Pen synon të ndryshojë në mënyrë drastike pozicionin e Francës duke i dhënë fund pjesëmarrjes së vendit të saj në NATO, duke reduktuar fondet dhe pajtueshmërinë me rregulloret e BE-së, duke kufizuar aksesin në përfitimet sociale për jo-francezët dhe duke mbrojtur përafrimin radikal me Putinin, shkruan NBC.

Ndërsa lufta vazhdon në Ukrainë, Evropa po pret në ankth për mundësinë e ardhjes në pushtet të një udhëheqësi pro-Putin në një vend të madh evropian, gjë që ekspertët thonë se mund të dobësojë aleancën perëndimore.

Gjatë fushatës, Macron vuri në dukje lidhjet e Le Pen me Rusinë dhe admirimin e saj për Putinin. Në vitin 2014, partia e saj mori një kredi 9 milionë euro nga Banka e Parë Çeko-Ruse, e cila dyshohet se është e lidhur me Kremlinin.

Lajme të ngjashme