Pas Vizcarra-s, Peruja e dënon me burgim të gjatë edhe ish-nënpresidentin tjetër, Pedro Castillo - NACIONALE

Pas Vizcarra-s, Peruja e dënon me burgim të gjatë edhe ish-nënpresidentin tjetër, Pedro Castillo

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Sistemi i drejtësisë i Perusë të enjten e dënoi ish-presidentin Pedro Castillo me 11 vjet e gjysmë burgim për rebelim dhe konspiracion kundër shtetit në fund të vitit 2022, kur ai pa sukses ishte përpjekur që ta shpërndante Kongresin dhe të merret kompetenca të gjera.

Dënimi i Castillos vjen vetëm një ditë pasi një ish-president tjetër, Martin Vizcarra, u dënua me 14 vjet burgim, pasi u shpall fajtor për marrje ryshfeti në vitet para se ta merrte postin e lartë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Castillo ishte shkarkuar nga pozita në dhjetorin e vitit 2022, pasi ishte përpjekur që ta shpërndante Kongresin. Kjo lëvizje kishte nxitur protesta të dhunshme kundër Qeverisë, të cilat e sollën zëvendësimin e tij e lanë dhjetëra njerëz të vdekur, kryesisht në rajonet më të varfra ku ai gëzonte mbështetje më të madhe.

Gjatë deklaratës së fundit të mbrojtjes në gjyq javën e kaluar, ish-presidenti i mohoi akuzat për rebelim dhe tha se kur ishte përpjekur që ta shpërndante Kongresin – lëvizje që nuk ishte mbështetur nga forcat e sigurisë – thjesht kishte lexuar “një dokument pa pasojë”.

Prokurorët kishin kërkuar dënim me 34 vjet burgim për Castillo-n.

Emrat e Castillo-s dhe Vizcarra-s i bashkohen një liste të ish-udhëheqësve që burgosur në shtetin e Amerikës së Jugut, i cili i ka dërguar prapa grilave pesë ish-presidentë. Peruja ka pasur gjashtë presidentë nga viti 2018 për shkak të një vargu hetimesh e dorëheqjesh, shpesh të nxitura nga skandalet e korrupsionit.

Lajme të ngjashme