Pas ShBA-së e Britanisë, edhe Franca do t’i sanksionojë kolonët e dhunshëm izraelitë
Ministrja e Jashtme e Francës, Catherine Colonna, ka thënë se vendi i saj do të sanksionojë kolonë të caktuar ekstremistë izraelitë, duke e cilësuar të papranueshme dhunën kundër palestinezëve në Bregun e pushtuar Perëndimor.
“Franca ka vendosur që të ndërmarrë masa… kundër ardhësve të caktuar ekstremistë izraelitë”- tha kryediplomatja franceze gjatë një konference të përbashkët për gazetarë me homologun britanik, David Cameron, pasi ajo i vizitoi Izraelin dhe Bregun Perëndimor, raporton gazeta “The Times of Israel”.
“Mund ta shihja vetë dhunën e kryer nga persona të caktuar nga këta ardhës ekstremistë. Kjo është e papranueshme”- deklaroi zonja Colonna.
Javën e kaluar, edhe Shtetet e Bashkuara e Britania e Madhe ndërmorën masa të ngjashme kundër kolonëve ekstremistë izraelitë.
Për më shumë rreth këtyre zhvillimeve, mund t’i lexoni artikujt e mëposhtëm: