Pas Imamoglut, raportohet se Turqia e ka arrestuar edhe avokatin e tij, Mehmet Pehlivan - NACIONALE

Pas Imamoglut, raportohet se Turqia e ka arrestuar edhe avokatin e tij, Mehmet Pehlivan

1 vit më parë

nga NACIONALE

Autoritetet turke ndaluan një avokat të rivalit kryesor të presidentit Rexhep Erdogan, kryetarit të Stambollit Ekrem Imamoglu, tha të premten një deputete i partisë kryesore opozitare, CHP.

Imamoglu, anëtar i CHP-së që në disa sondazhe po del para Erdoganit, u burgos të dielën në pritje të gjykimit për ryshfet, duke i nxitur protestat më të mëdha antiqeveritare në një dekadë, të cilat rezultuan në arrestime masive në mbarë vendin, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Mehmet Pehlivan, avokat që e mbrojti Imamoglun në hetimin më të ri, u ndalua “për arsye të fabrikuara”, tha në një shkrim në rrjetin X deputeti opozitar i CHP-së, Turan Taskin Ozer, pa dhënë hollësi.

Imamoglu, i cili është shkarkuar përkohësisht nga detyra e kryetarit të Stambollit për shkak të rastit në gjykatë, e kërkoi lirimin e menjëhershëm të avokatit të tij.

“Sikur puçi ndaj demokracisë të mos mjaftonte, ata nuk mund të durojnë që viktimat e këtij puçi ta mbrojnë veten” – shkroi Imamoglu në rrjetin X.

Të enjten u raportua se Turqia e ka dëbuar gazetarin e BBC-së që i kishte mbuluar protestat antiqeveritare, Mark Lowen.

Shefja ekzekutive e “BBC News”, Deborah Turness, e quajti dëbimin e gazetarit “tepër shqetësues” dhe tha se televizioni do ta ngrejë këtë çështje tek autoritetet turke.

Lajme të ngjashme