Pas Francës, edhe Polonia thotë se s’duhet ta përjashtojë dërgimin e trupave në Ukrainë - NACIONALE

Pas Francës, edhe Polonia thotë se s’duhet ta përjashtojë dërgimin e trupave në Ukrainë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Polonia nuk duhet ta përjashtojë dërgimin e trupave në Ukrainë, tha kryediplomati polak, Radoslaë Sikorski, pa saktësuar se çfarë roli do të luanin ushtarët e vendit të tij.

Kur u pyet në një intervistë nëse Polonia është e gatshme për të dërguar trupa në Ukrainë, Sikorski tha: “Ne nuk duhet ta përjashtojmë këtë. Duhet ta lëmë Putinin që të hamendet për qëllimet tona”, raporton agjencia “Reuters”.

Intervista u publikua në gazetën polake “Gazeta Wyborcza”, atë italiane “La Repubblica” dhe në të përditshme spanjolle “El Pais”.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e la të hapur mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë dhe në një konferencë në Paris më 26 shkurt tha se një fushë në të cilën trupat perëndimore do të mund të ndihmonin, do të ishte trajnimi i ukrainasve në Ukrainë.

Vetë ministri polak më parë ka thënë se prania e trupave të NATO-s në Ukrainë “nuk është e paimagjinueshme”.

Të hënën, komandanti i ushtrisë ukrainase tha se i kishte nënshkruar dokumentet që lejojnë instruktorë ushtarakë francezë që të vizitojnë së shpejti qendra ukrainase të trajnimit.

Rusia ka shënuar fitore në terren në Ukrainë që nga dështimi i kundërsulmit të Kievit vitin e kaluar për të hapur ndonjë rrugë serioze kundër trupave të rrënjosura mirë. Forcat ukrainase janë dëmtuar nga vonesa e furnizimit me armë dhe municion nga aleatët perëndimorë.

Lajme të ngjashme