Pas Britanisë, as Suedia nuk e përjashton dërgimin e trupave në Ukrainë - NACIONALE

Pas Britanisë, as Suedia nuk e përjashton dërgimin e trupave në Ukrainë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Suedia nuk e përjashton dërgimin e trupave në Ukrainë si pjesë e një force paqeruajtëse të mundshme pas përfundimit të luftës, raportoi të hënën radioja suedeze, duke cituar komente të kryediplomates suedeze, Maria Malmer Stenegard.

Komentet e ministres së Jashtme të Suedisë erdhën pasi kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se është i gatshëm për të dërguar trupa britanike në Ukrainë për detyra paqeruajtëse, përderisa u mundua t’i tregonte ShBA-së se vendet evropiane duhet të kenë një rol në bisedimet për përfundimin e luftës, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Ne tani së pari duhet të negociojmë një paqe të drejtë e të qëndrueshme që e respekton të drejtën ndërkombëtare, që e respekton Ukrainën dhe që së pari dhe mbi të gjitha garanton që Rusia nuk mundet thjesht të tërhiqet, të ndërtojë fuqi të re dhe ta sulmojë Ukrainën apo ndonjë shtet tjetër brenda pak vjetëve” – tha në një intervistë zonja Stenegard.

“Porsa të kemi të vendosur një paqe të tillë, duhet të sigurohemi që ajo do të mund të mbahet dhe pastaj qeveria jonë nuk përjashton asgjë” – shtoi kryediplomatja suedeze.

Të hënën, sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, arriti në Arabinë Saudite para bisedimeve të pritshme me zyrtarë rusë, me të cilat synohet që t’i jepet fund luftës gati trevjeçare të Rusisë në Ukrainë.

Lajme të ngjashme