Papa Françesku: Zemrat tona janë mbushur me frikë dhe ankth
Papa Françesku u ka kërkuar liderëve shtetëror të dëgjojnë lutjen e popullit ukrainas për paqe dhe kritikoi Rusinë për tërheqjen e vendit në një konflikt "mizor dhe të pakuptimtë".
Duke folur gjatë meshës së tij të së Pashkëve për rreth 50,000 njerëz në sheshin e Shën Pjetrit, ai tha: "As syve tanë nuk mund t’u besojmë në këtë Pashkë të luftës. Ne kemi parë shumë gjak, shumë dhunë.
Zemrat tona, gjithashtu, janë mbushur me frikë dhe ankth, pasi kaq shumë nga vëllezërit dhe motrat tona u është dashur të mbyllen për t'u mbrojtur nga bombardimet."
Ukraina u “sprovua shumë nga dhuna dhe shkatërrimi i luftës mizore dhe të pakuptimtë në të cilën u tërhoq”, shtoi Papa në meshën e tij të Pashkëve, ku publiku u lejua të merrte pjesë pas dy vite kufizimesh shkaku i pandemisë.