Pamje: Zjarret dalin nga kontrolli në Teksas, mbyllet fabrika e armëve bërthamore
Qendra kryesore për montimin dhe çmontimin e arsenalit bërthamor të ShBA-së i ndërpreu operacionet e saj të martën në mbrëmje, pasi zjarret në natyrë dolën nga kontrolli në shtetin jugor të Teksasit.
Fabrika “Pantex” lëshoi një deklaratë në internet, në të cilën thuhet se i ka pauzuar operacionet deri në një njoftim tjetër. “Zjarri afër Pantex-it nuk është frenuar. Përpjekjet e reagimit kanë kaluar tek evakuimet. Është një numër i vogël i personelit jo-thelbësor që është strehuar në vend të ngjarjes” – thuhet në deklaratë.
Nga viti 1975, “Pantex”-i ka qenë qendra kryesore e ShBA-së për montimin dhe çmontimin e bombave bërthamore. Për herë të fundit, një bombë bërthamore u montua në këtë qendër më 1991. Nga ajo periudhë, fabrika ka çmontuar mijëra armë. Ajo ndodhet rreth 50 kilometra në lindje të qytetit Amarillo, raporton gazeta "The Guardian".
Në ditë me temperatura të ngrohta në nivel të pazakonshëm dhe erë të fortë që po e ndihmon përhapjen e flakës nëpër barishte të thata, zjarri më i madh në Teksas, i njohur si “Smokehouse Creek”, ka përfshirë mbi 101 mijë hektarë nga e hëna dhe mbetet 0 për qind i frenuar. Dy zjarre të tjera kanë kapluar mbi 15 mijë hektarë dhe secili prej tyre është frenuar në masën prej 20 për qind.
Fire had made its way into Fritch, TX. It’s moved into neighborhoods and structures are on fire. We have assisted with evacuation because the fire was already on people who had no idea it was in there backyard. Bad situation ongoing! #txwx #firewarning #texas pic.twitter.com/A5tv2FEjtV
— Blake Brown (@BlakeBrownWx) February 27, 2024
Urdhra të detyrueshëm për evakuime u lëshuan në Teksas të martën pasdite, pasi zjarret në natyrë vazhduan që të përhapeshin në mënyrë të pakontrolluar, të mbështetur nga era.
“Ka pasur ca humbje të strukturave” – tha zyrtari për informim publik, Juan Rodriguez, i cili shtoi se ishte shumë herët për të ditur se sa ndërtesa janë djegur. Ai tha se era e fortë po i ndërlikon përpjekjet, edhe pse kishte shpresë për lagështi më të madhe të ajrit të mërkurën.