Pamje: Ushtarët ukrainas ushtrojnë me urështrirësen e blinduar gjermane, “Biber” - NACIONALE

Pamje: Ushtarët ukrainas ushtrojnë me urështrirësen e blinduar gjermane, “Biber”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në kohën e kundërsulmit të nisur para disa muajve, forcat ukrainase po ushtrojnë me një pajisje mobile ushtarake për shtrimin e urës, që mund t’u ndihmojë për t’i kaluar lumenjtë dhe hendekët kundërtank të rusëve.

Brigada e 22-të e ushtrisë ukrainase po mëson se si ta përdorë urështrirësen e blinduar gjermane, “Biber”. Kjo është njëra nga 16 pajisjet e tilla që i janë premtuar Ukrainës nga Qeveria e Gjermanisë, raporton Radio “Evropa e Lirë”.

"Shtrirësja e urës “Biber” është e famshme për efikasitetin e saj. Ajo e shtrin urën brenda dy ose tre minutave”- tha Borys Sachalko, korrespondent i televizionit “Current Time”.

“Urështrirëset e krahasueshme të periudhës sovjetike marrin dyfish më shumë kohë – rreth pesë minuta dhe vetëm MTU-90-shja modern ruse mund të garojë me Biber-in”- shtoi ai.

Kjo pajisje është e ndërtuar për ta mbajtur peshën e një tanku gjerman “Leopard”, që është hiç më pak se 55 tonë i rëndë.

Për më shumë, mund ta shikoni videon e mëposhtme.

Lajme të ngjashme