Pamje: Trumpi arrin në Arabinë Saudite, e bën grushtin para se të përshëndetet me princin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka arritur për vizitë zyrtare në Arabinë Saudite si pjesë e vizitës 4-ditore në rajon.
Ai u pa duke e bërë grushtin me të dalë nga aeroplani, para se të zbriste shkallëve dhe të pritej nga princi saudit, Mohammed bin Salman.
Aeroplanët e tipit F-15 të Forcës Ajrore Saudite e përcollën në shenjë nderimi aeroplanin “Air Force One” të presidentit amerikan, përderisa ai po i afrohej kryeqytetit saudit, raporton gazeta “The Times of Israel”.
Pritja e Trumpit nga vetë princi Bin Salman në aeroport e nënvizon marrëdhënien e ngushtë që arabi – de fakto udhëheqës i vendit - dëshiron ta ketë me Trumpin.
Zakonisht, një guvernator provincial ose një zyrtar tjetër i pret udhëheqësit e huaj në aeroport. Në këtë mënyrë ishte pritur edhe ish-presidenti amerikan, Joe Biden, kur ai e kishte vizituar Arabinë Saudite më 2022.
President Trump arrives in Riyadh, Saudi Arabia, and is greeted by Crown Prince Mohammed bin Salman. 🇺🇸🇸🇦 pic.twitter.com/4XeT1XXgT2
— The White House (@WhiteHouse) May 13, 2025