Pamje: Tornado afër Parisit – një i vdekur, vinçat bien si fije të barit
Një person vdiq dhe disa të tjerë u lënduan, kur një tornado ndodhi vetëm rreth 15 kilometra në veri të Parisit të hënën.
Moti i ashpër e goditi komunën Ermont në Val d’Oise, duke e shkaktuar rrëzimin e tre vinçave, raporton gazeta “Daily Mail”.
Ministri i Punëve të Brendshme i Francës, Laurent Nunez, tha se ishte duke e vëzhguar situatën për së afërmi dhe se disa persona janë dërguar në spital.
Merret vesh se nëntë persona kanë pësuar lëndime, përfshirë katër me pasoja më serioze.
Në një video të publikuar në rrjetin X shihet se si era e fuqishme i rrëzon vinçat.
Shumë kulme të ndërtesave kanë rënë dhe disa vetura kanë mbetur të rrokullisura. Raportohet edhe për ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.
Tetëdhjetë zjarrfikës, 50 policë dhe 20 pjesëtarë të shërbimit emergjent mjekësor SAMU u mobilizuan për t’u dalë në ndihmë të prekurve.
Dramatic video footage shows the tornado that ripped through Ermont, just north of Paris, France, earlier this evening, causing cranes to collapse. There are reports of casualties. Credit: Alexandre Coutinho pic.twitter.com/ZR1XzfvYyY
— Nahel Belgherze (@WxNB_) October 20, 2025