Pamje e jashtëzakonshme: Mbrojtja kundërajrore e Ukrainës e flakëron qiellin mbi Odesa - NACIONALE

Pamje e jashtëzakonshme: Mbrojtja kundërajrore e Ukrainës e flakëron qiellin mbi Odesa

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Rusia kreu një varg sulmesh ajrore natën e kaluar me dronë e raketa në pjesë të ndryshme të Ukrainës, duke e vënë në shënjestër për natën e dytë radhazi qytetin jugor bregdetar, Odesa.

Zyrtarët ukrainas thanë të mërkurën se të paktën 12 persona janë plagosur, raporton agjencia “Associated Press”, ndërsa televizioni CNN ka publikuar pamje nga aktivizimi i sistemit të mbrojtjes kundërajrore për të rrëzuar objekte fluturuese të armikut.

Në video shihen shumë predha në formë të dritave që ngjiten në qiell, pastaj disa shpërthime me dritë më të fuqishme.

Reporteri i televizionit CNN, Alex Marquardt, tha se nata e kaluar ishte shumë më e ngarkuar e më e zhurmshme se nata paraprake.

Lajme të ngjashme