Pamje të forcave ruse gjatë goditjes së objektivave ukrainase me raketa 'Uragan'
Në një sulm të fundit vdekjeprurës, forcat ruse kanë lëshuar raketa të shumfishta mbi objektivat ukrainase.
Pamjet nga video e publikuar, tregojnë një makinë raketore ruse që kalibron sistemin e saj të shënjestrimit përpara se të hapë zjarr ndaj objektivave ukrainase, duke lëshuar breshëri raketash në qiell.
Në video, ushtarët rusë mund të shihen duke përgatitur mjetin ushtarak përpara se të lëshojnë raketat në ajër.
Pamjet më pas tregojnë atë që duket të jetë një pamje ajrore e një lokacioni diku në Ukrainë, me municionet që godasin me sa duket pozicionet ukrainase. Më pas shihet edhe mjeti ushtarak, i cili ka të shkruar një shkronjë të madhe, të bardhë 'Z' në pjesën e përparme.