Pamje: Së paku 11 të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Gjeorgji, uji e merr urën me vete - NACIONALE

Pamje: Së paku 11 të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Gjeorgji, uji e merr urën me vete

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Së paku 11 persona kanë vdekur dhe 25 të tjerë janë ende të zhdukur si rezultat i rrëshqitjes së dheut në qytezën gjeorgjiane, Shovi.

Presidentja e vendit, Salome Zourabichvili, u ka shprehur ngushëllime familjeve të të vdekurve, raporton Radio “Evropa e Lirë”.

Ajo u bëri thirrje gjeorgjianëve të premten që të bashkohen për “tragjedinë e madhe… për t’u ndihmuar atyre njerëzve që të tejkalojnë një periudhë të padurueshme”.

Shovi është qytezë malore e njohur për ujë mineral. Ky vendbanim u prek nga rrëshqitja e dheut të enjten, duke pësuar në infrastrukturë, ura e rrugë.

Në një video të publikuar nga Radio “Evropa e Lirë”, shihet se si një urë mbi një lumë shembet dhe uji e merr atë me vete.

Lajme të ngjashme