Pamje: Rusia thotë se ka rrëzuar edhe një dron në Moskë - NACIONALE

Pamje: Rusia thotë se ka rrëzuar edhe një dron në Moskë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një dron tjetër u pa duke fluturuar mbi kryeqytetin rus të premten. Autoritetet në Moskë thanë se objekti është “eliminuar”.

Në disa video të publikuara në rrjete sociale shihet një dron duke fluturuar mbi qytet dhe duke u rrëzuar në Karamyshevskaya, raporton televizioni CNN.

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, në rrjetin “Telegram” shkroi: “Një përpjekje me dron u bë për të fluturuar mbi qytet. Si rezultat i punës së mbrojtjes ajrore, ai u eliminua. Askush nuk u lëndua, kur mbetjet ranë në zonën e Karamyshevskaya-s. Nuk ka dëme serioze. Shërbimet emergjente janë në vendin e ngjarjes.”

Agjencia zyrtare e lajmeve, TASS, tha se ka pasur kufizime ndaj lëvizjeve të aeroplanëve në aeroportin e Vnukovo-s, që ndodhet në pjesën jugperëndimore të Moskës.

Disa qytete ruse, përfshirë Moskën, janë prekur nga një varg i sulmeve me dronë gjatë verës. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, muajin e kaluar paralajmëroi se lufta “po kthehet gradualisht” në Rusi.

Kremlini e ka fajësuar Kievin për këto sulme, por Ukraina zakonisht nuk e ka marrë drejtpërdrejt përgjegjësinë për to.

Lajme të ngjashme