Pamje: Rusia nis një mision për në Hënë për të hyrë në histori para Indisë
Rusia e ka nisur misionin e parë për në sipërfaqen e Hënës për herë të parë në gati gjysmë shekulli, në përpjekje për t’u bërë shteti i parë që aterron në polin jugor të Hënës.
Misioni “Luna 25” u nis sipas kohës së planifikuar nga Qendra Hapësinore “Vostochny”, në pjesën lindore të Rusisë, raporton televizioni BBC.
Besohet se në polin jugor të Hënës ka rezerva të ujit.
Misioni rus është në garë me Indinë, e cila muajin e kaluar nisi një mision që tashmë është duke bërë orbitë rreth Hënës.
Shefi rus i kërkimeve hapësinore i tha agjencisë “Interfax” se sonda pritet që të lëshohet në sipërfaqen e Hënës më 21 gusht.
Sipas vlerësimeve të publikuara më herët këtë javë, anija kozmike indiane e misionit “Chandrayaan-3” pritet që të arrijë në sipërfaqen e Hënës më 23 gusht.
