Pamje: Një helikopter rrëzohet në Rusi, disa thonë se është goditur me raketë
Në disa video të publikuara në rrjete sociale ruse të shtunën shihet një helikopter që qartazi qëllohet mbi rajonin Bryansk të Rusisë, në kufi me Ukrainën.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS, citoi një zyrtar të shërbimeve emergjente të ketë thënë se sipas të dhënave preliminare, duket se motori i helikopterit është kapluar nga zjarri para rrëzimit të helikopterit afër qytezës Klintsy, e cila ndodhet rreth 40 kilometra larg kufirit, raporton agjencia “Reuters”.
Megjithatë, në një video të publikuar në kanalin e Voyenniy Osvedomitel-it në rrjetin “Telegram”, që ka rreth gjysmë milioni ndjekës, shihet një helikopter lart në qiell duke shpërthyer, duke dalë nga vija e fluturimit dhe pastaj duke rënë drejt tokës i kapluar nga flaka.
Russian media report that a Russian helicopter has crashed in Klintsy, Bryansk region (about 50 km from the border with Ukraine) . Official sources say it was due to an engine fire.
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) May 13, 2023
In the meantime, Russian Telegram channels report that a helicopter was downed by Russian air… pic.twitter.com/Wz6o1SI5wW
Në komentet e videos, të cilat agjencia “Reuters” nuk mundi t’i konfirmonte menjëherë, thuhet se helikopteri ishte i tipit Mi-8 dhe se është rrëzuar nga një raketë.
Në disa fotografi shihen mbetjet e helikopterit në një fushë bujqësore.
Helikopterët e tipit Mi-8 përdoren gjerësisht për qëllime civile dhe ushtarake.
Nga Ukraina nuk pati ndonjë koment të menjëhershëm për këto raportime.