Pamje: Një dron nga Jemeni godet një ndërtesë banimi në Izrael
Një dron ka goditur një ndërtesë banimi në qytetin jugor izraelit, Yavne. Ushtria izraelite tha se droni ishte nisur nga Jemeni.
Në zonë u raportua për një shpërthim dhe në një video shihen flaka e tymi mbi një bllok banesor.
Në pamje gjithashtu duket se shfaqet një dron duke fluturuar pak para shpërthimit, raporton gazeta “The Times of Israel”.
Për këtë rast nuk u aktivizuan sirenat e alarmit për sulm ajror. Autoritetet janë duke zhvilluar një hetim.
Mjekët thonë se nuk ka raportime për të lënduar nga shpërthimi.
Ushtria izraelite tha se droni ishte nisur nga Jemeni dhe se është duke zhvilluar hetim pse nuk u aktivizuan sirenat e alarmit.
כטב"ם פגע בבניין מגורים ביבנה; צה"ל: "לא הופעלה התרעה" | תיעוד רגע הפגיעה@hadasgrinberg pic.twitter.com/ilsFzrQfam
— כאן חדשות (@kann_news) December 9, 2024