Pamje: Një adoleshent futet me pushkë e municion në aeroplan, kapet nga pasagjerët e piloti - NACIONALE

Pamje: Një adoleshent futet me pushkë e municion në aeroplan, kapet nga pasagjerët e piloti

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia në Australi ka akuzuar një 17-vjeçar që kishte arritur të hynte në një aeroplan me pushkë e me municion.

Ai u incizua duke u kapur fizikisht nga pasagjerët dhe ekuipazhi, përderisa aeroplani po përgatitej të nisej nga aeroporti “Avalon” afër qytetit Melbourne, me 160 njerëz, me destinacionin qytetin Sydney, të enjten pasdite, raporton televizioni BBC.

Policia beson se adoleshenti hyri në pistën e aeroportit duke e kaluar rrethojën e sigurisë, para se të kërcente në shkallë, para se të rrëzohej nga të tjerët afër derës së përparme.

Adoleshenti që nuk është identifikuar është dërguar në mbajtje dhe do të dalë para një gjykate për të mitur për t’u ballafaquar me tetë akuza.

Në mesin e akuzave janë marrja e paligjshme nën kontroll e një aeroplani, rrezikimi i sigurisë së fluturimit dhe krijimi i një mashtrimi për bombë.

Policia në Victoria tha se një specialist i bombave u desh të sillej për të kontrolluar një veturë e dy çanta, të cilat ndodheshin afër vendit të ngjarjes.

Në një video të publikuar nga mediumi australian, “7News”, i dyshuari shihet duke u mbajtur fizikisht nga një pasagjer, ndërsa një anëtar ekuipazhi dhe një pilot ia hiqnin pajisjet nga beli.

Piloti gjithashtu shuhet duke e larguar pushkën me këmbë nga i riu, i cili shihet i veshur me një jelek vezullues.

“Si është e mundur kjo” – dëgjohet duke pyetur dikush i habitur nga ngjarja e pazakontë./Nacionale/Nasuf Abdyli

Lajme të ngjashme